
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti së bashku me ministrin e shëndetësisë Ilir Demiri sonte kanë qenë në një iftarë të përbashkët me Sekretariatin për Shëndetësi të BDI-së, shkruan Top24
Me Presidentin Europian, Bujar Osmanin dhe ministrin e shëndetësisë, Ilir Demirin, ishim për iftar të përbashkët me Sekretariatin për Shëndetësi të BDI-së, ku u mirëpritëm nga Sekretari, Haris Karaxhenemi.
Politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë bërë që sot mjekët dhe stafi mjekësor të punojnë në kushte më të mira, dhe njëjtë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Falënderojmë organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit.



