
Klubi i futbollit KF.Pirok nga fshati Pirok, ka reaguar përmes një kumtese për media pas ndeshjes futbollistike mes KF/Pirok dhe KF/ Dobroshti ndeshje e cila u karakterizua me shumë skandale nga ana e referëve të cilët referonin, shkruan Top24
REAGIM PUBLIK
Të nderuar sportdashës,
Nuk zhvillohet sporti dhe nuk tërhiqet publiku e as të rinjtë e as investitorët në qoftë se thyhen parimet kryesore të sportit si Fair Play dhe Referimi i drejtë dhe i paanshëm.
K.F. Pirok, sot në cilësinë e mysafirit u ndesh me ekipin e K.F. Dobroshtit, lojë e bukur dhe cilësore nga të dyja ekipet, por e cila ra komplet nën hijen e referimit skandaloz, skandaloz aq shumë që na vjen që të lusim LFK Tetovë që ndeshjen ti zhvillojmë pa refer, si lojë mëhallësh, besoni që më mirë do të ishte, së paku lojtarët do të solidarizoheshin, dhe do ta pranonin faktin që luajnë pa refer dhe do ta jepnin faullin faull dhe ofsajdin ofsajd kur atë do ta kërkonte lojtari kundërshtar.
Treshja fantastike sot (me përjashtim të referit Ilmi), aq shumë dëmtuan K.F. Pirok, sa që hera e parë seriozisht diskutuam që ta lëmë ndeshjen në gjysmë, ti tërheqim lojtarët dhe të mos vazhdojmë lojën.
Se di pse ndodh fenomeni i dëmtimit të ekipeve me referim, seriozisht se kuptojmë, asnjë ekip nuk bën presion ndaj referëve, e prapë se prapë referohen apo nuk referohen situata të qarta dhe merren vendime të turpshme që sjellin revolt te lojtarët. Pastaj prishet ndeshja. A s’ju vjen turp dhe gjynah për të rinjtë që talleni me ato. Ok, ja, fitoj KF Dobroshti edhe?
Ok, e dhijet krejt edhe? Ok, da dhijeni edhe ndeshjet tjera, edhe? A se keni tamam?
Tregoni kush duhet të fitoj, tregoni si duhet të sillemi, tregoni që ska lidhje a i kemi dokumentet pastër dhe në rregull, që mos vrapojmë edhe ne kot.
Sot, ndeshja u prish, u dhi n’ta në fakt e dhinë referat (me përjashtim të Ilmis). Pse?
Çe pse !
Në pjesën e parë diku nga gjysma, nga një krosim në 16 metërshin e ekipit të Dobroshtit, lojtari mbrojtës prek topin me dorë, ja ndron drejtimin topit, e referi nuk akordon penalti, referi anësor (Orhani) flen gjumë.
Nga fundi i pjesës së parë situatë e njejtë prekje direkte me dorë nga një lojtarë mbrojtës i K.F.Dobroshtit, referat kryesori (Bekimi) dhe anësori (Orhani) ose flenin ose u kishte ra dielli në sy.
Të dy rastet, vet lojtarët e ekipit tjetër e pranuan se ka pas prekje me dorë. (Djemtë ishin të sinqertë, plus Ramazan, s’ban me rejt), ama penalti nuk pat.
Rasti më flagrant i ndeshjes ishte kur, referi anësor (Orhani) e çon flamurin lartë dhe sinjalizon pozitë jashtë loje, lojtarë e K.F. Pirok ndalen, ndalen edhe lojtarét e K.F. Dobrosht për një moment, ndërsa referi kryesor (Bekimi) e vazhdon lojën dhe bie goli i dytë për Dobroshtin.
De motivimi total dhe reagimi i lojtarëve të K.F. Pirok, sollën që të humbet ecuria e lojës që deri ato momente kontrollohej dhe dominohej nga K.F. Pirok.
Me rezultat 3:1, dhe diku rreth 10 minuta të mbetura nga ndeshja K.F. Pirok merr prapë kontrollin e lojës me çka shënon gol dhe duke shpresuar që të kthej rezultatin në barazim. Në minutën e 88, shënohet goli i dytë nga ne. Sa fillon loja, referi kryesor sinjalizon që do të luhen edhe 5 minuta shtesë, ndërsa lojën e mbaron pa mos vazhduar asnjë minutë.
Gjatë gjithë lojës ka pasur edhe gjëra të tjera dhe lëshime të tjera, por edhe ti cekim janë të kota.
Deshtëm që për fund të potencojmë që K.F. Pirok është i vetmi ekip që i ka të shlyera të gjitha obligimet ndaj LFK, pa asnjë borxh , pa asnjë vonesë, dhe besojmë që nuk e meritojmë një trajtim të këtillë.
Gjithsesi faleminderit për mosrespektim dhe për rrënimin e shpresave për fair play dhe shpresave që do të ndryshohet diçka.
Asgjë nuk ndryshon!
Me respekt,
Të gjitha reagimet:
19



