Zv. Kryeministër i parë Artan Grubi së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi ishim sot ishin në vizitë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24.
Grubi deklaroi se Krijimi i një klime pozitive të investimit përmes përkrahjes së bizneseve vendore dhe hapja së vendeve të reja të punës janë prioritete të padiskutueshme të një qeverisje progresive.
Artan Grubi : Bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi ishim sot në vizitë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ku me kryetarin Branko Azeski dhe Bordin Drejtues diskutuam mbi perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit.
Pjesë e platformës tonë zgjedhore padyshim se do të jenë kërkesat që dalin nga të gjitha odat ekonomike.
Krijimi i një klime pozitive të investimit përmes përkrahjes së bizneseve vendore dhe hapja së vendeve të reja të punës janë prioritete të padiskutueshme të një qeverisje progresive.