BotaLajme

Shpërthim i vullkanit në Islandë

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën jugore për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Reykjanes, që është i katërti që nga dhjetori.

Mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani, pasi lava shpejt ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit të evakuuar të Grindavik, njoftojnë mediat lokale.

Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu edhe nga Laguna Blu aty pranë, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës.

Por, hapësira ajrore e ishullit mbetet e hapur, pavarësisht tymit nga lava gjigante. Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, shpërthimi filloi pas orës 20:00, sipas kohës lokale të shtunën, në veri të Grindavikut.

Ky është një vend i ngjashëm me shpërthimin e 8 dhjetorit. Pamjet e shpërthimit treguan re tymi dhe magmë të ndezur që rrjedhin dhe flluskojnë nga vrimat në tokë, por shpërthimi nuk ka prekur aeroportin kryesor ndërkombëtar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Grindavikut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close