
Banka popullore kumtoi se ka siguruar edukim financiar përmes të cilës i informon qytetarët për rreziqet nga sulmet kobernetike, siç është mashtrimi përmes porosive të dyshimta (fishing). Sipas Bankës, zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe digjitalizimin, hapja e sistemeve TI drejt platformave të jashtme për komunikim, shuma gjithnjë e më e madhe e transaksioneve elektronike, inponoi nevojën për përforcim të vetëdijesimit dhe edukimit të përforcuar të qytetarëve për standardet e sigurisë në luftën kundër mashtrimeve përmes porosive të dyshimta.
“Banka popullore është e detyruar për vendosje të standardeve të sigurisë nga ana e bankave afariste. megjithatë, është e qartë se zhvillimi i teknologjisë, klientët e atyre bankave me standarde më të dobëta të sigurisë më lehtë bëhen viktima të mashtrimit. Si mënyrë më e shtrirë e sulmit paraqesin mashtrimet përmes poroive të dysshimta. Bëhet fjalë për sulm kibernetik në të cilin sulmuesit përdorin taktika mashtruese për të siguruar informata të ndjeshme, siç janë emrat shfrytëzues, fjalëkalimet, numra të kartelave pagesore apo të dhëna të tjera personale”, thotë Goran Jankovski, supervizor kryesor përgjegjës për sistemet informative në Bankën perëndimore për platformën “Vetëm pyet” të Institutit për studime komunikologjike.
Jankoski sqarpn se ky lloj i mashtrimit është mashtrim rrjetëzues në të cilin sulmuesit dërgojnë porosi elektronike të cilat duken sikur vijnë nga banka ekzituese dhe kërkojnë nga ju të cekni të dhëna të caktuara të ndjeshme. Më shpesh kjo arrihet me kyçjen e lidhjes e cila i sjellë qytetarët drejt ueb-lokacionit ku do të duhej t’i fusin të dhënat e veta, por ueb-lokacioni është i rrejshëm, ndërsa informatat shkojnë drejtpërdrejtë në duart e sulmuesve.
Sipas tij, me rëndësi është qytetarët të edukohen si të mbrohen nga sulmet kibernetike, ndërsa Banka popullore në bashkëpunim me Insstitutin për studime komunikologjike publikoi video-material edukativ në platformën “Vetëm pyet”



