
Politikologu Valon Bela përmes një postimi ka komentuar kandidimin e Taravarit si president duke theksuar se nga kandidimi i Taravarit përfiton vetëm VMRO-DPMNE. Mashtrimi që të bëhet viral, ky kandidat propozohet edhe nga parti të tjera opozitare që në esencë janë përçarëse dhe pa kauzë. Sdq, shqiptarët janë të vetëdisuar tashmë dhe pritet që ta dënojnë keq këtë mendësi politike ku si lëndë djegëse e ka mashtrimin e mbuluar me petkun kombëtar, shkruan Top24
Mashtrimi lokal / presidencial i Taravarit.
A e kuptuat se nga dalja e Taravarit si kandidat për president, përfiton VMRO? Ne shkupjanët e dijmë mirë se si kemi ngel nga marrëveshja e turpshme e Taravarit me VMRO në zgjedhjet ee fundit lokale. Sot shqiptarët kanë ngelë më pak të pëfaqësuar në Qytetin e Shkupit si kurrë më parë. Populli thot: mos fleni me fëmijë sepse zgjoheni të lagur (të pshurrur). Dhe ja, pasojat nga Taravari që thoshte se VMRO është reformuar po i ndjejnë shqiptarët e Shkupit. Sot në Shkup kemi humbur plot drejtori përfshi edhe Qendrën Informative Kulturore ku asnjë projekt kombëtar shqiptar nuk ekziston. Dhe tani kjo pasojë që të rritet dhe të kalon në nivel nacional (shtetëror) ky njeri vazhdon t’i shërbej paturpësisht VMRO-së antishqiptare duke u plasuar si kandidat shqiptar për president edhe pse ka marrë mandat për të parin e Gostivarit. Mashtrimi që të bëhet viral, ky kandidat propozohet edhe nga parti të tjera opozitare që në esencë janë përçarëse dhe pa kauzë. Sdq, shqiptarët janë të vetëdisuar tashmë dhe pritet që ta dënojnë keq këtë mendësi politike ku si lëndë djegëse e ka mashtrimin e mbuluar me petkun kombëtar….



