BotaLajme

Rusia thotë se Avdiivka është nën kontrollin e saj të plotë

Trupat ruse kanë vendosur kontroll të plotë mbi qytetin ukrainas Avdiivka dhe kanë avancuar 8.6 km në atë pjesë të vijës së frontit, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të dielën, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas Reuters, Rusia pretendoi pushtimin e qytetit ukrainas të Avdiivka pasi Ukraina u tërhoq, por Moska tha se disa trupa ukrainase ishin ende të ngujuara në një fabrikë të madhe koksi të epokës sovjetike pas një prej betejave më intensive të luftës, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Dje u raportua se presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar trupat që pushtuan qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, thuhet në faqen e internetit të Kremlinit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close