LajmeMaqedoniTopLajm

Mickovskit i pengon bashkimi i trojeve shqiptare, nëse vijmë në pushtet do ta shqyrtojmë kontratën e Bechtel&Enka

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse ai do të vijë në Qeveri nuk do ta ndërprejë projektin për ndërtimin e korridorit nga kompania Bechtel&Enka, por do ta zhvillojmë projektin.

Në ClickPlus në TV21, Mickoski tha se një ndërprerje e projektit, do të thoshte humbje e rastit nga Gjykata e Arbitrazhit dhe miliona euro pagesë të penaleve.

“Shkëputja e njëanshme e kontratës do të sjell proces të arbitrazhit dhe procesi i arbitrazhit nuk është në bazë të ligjit të Maqedonisë dhe as në bazë të ligjit kontinental, por sipas ligjit të Britanisë së Madhe. Këtu me siguri do të humbasim njëqind me zero (100-0). Kjo do të thotë se do të kemi 100 milionë penale, kurse nuk do të kemi atë çfarë duam ta kemi. Cila është qasja e VMRO-DPMNE-së? Qasja është që të ulemi me kompaninë dhe të bisedojmë. Të shohim se çfarë është ajo çfarë mund të na bashkojë ne. Të shohim se për çfarë mund të pajtohemi. Pasi të gjejmë pikën e pajtimit, atëherë të bisedojmë dhe ta zhvillojmë projektin”, tha Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close