
Minstri Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB shkruan se fillimi i ndërtimit të qarkores së Tetovës, nga Treboshi në Nepreshten të komunës së Tearcës është një investim i rëndësishëm që mbi pesë kilometra rrugë cilësore do të lehtësojnë qarkullimin e rreth 50.000 banorëve të rajonit të Pollogut duke mundësuar anashkalimin e hyrjes јо të domosdoshme në qytetin e Tetovës, shkruan Top24
Po realizojmë mbi 2 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore të vendit!
Pas fillimit të Korridorit 8 dhe 10D, në rradhë për të filluar rrugën e saj të realizimit është një premtim tjetër i yni, Qarkorja e Tetovës, gurthemelin e së cilës e vendosëm sot me kolegët e kabinetit qeveritar nën kryesimin e Kryeministrit Talat Xhaferi, drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.
Mbi pesë kilometra rrugë cilësore do të lehtësojnë qarkullimin e rreth 50.000 banorëve të rajonit të Pollogut duke mundësuar anashkalimin e hyrjes јо të domosdoshme në qytetin e Tetovës, largimin nga rrëmuja e komunikacionit dhe arritjen më të shpejtë në pikën kufitare Jazhincë me Republikën e Kosovës.
Qeveria ka ndarë 12 milionë euro për realizimin e këtij projekti kapital dhe afati i paraparë i realizimit të saj është 15 muaj.



