
Koordinatori i grupit parlamentare të Aleancës për Shqiptarët në Kuvend, Adnan Neziri ka komentuar takimin e djeshëm të grupit të Arben Taravarit në Kumanovë duke theksuar se ai takim nuk ishte legjitim.
“Sipas statutit të partisë dhe sipas informacioneve tona atje, kanë qenë më pak se 40 anëtarë. Ajo që thonë ata, nuk janë numra real dhe aj takim nuk ishte Kuvend i partisë sepse në pajtim me statutin Kuvendin mund ta thirr vetëm kryetari. Kuvend legjitim i ASH-së, ai i së shtunës që është thirr në ora 13:00”, tha deputeti i ASH-së Adnan Neziri.
Ndryshe sot në Kuvend në rend dite është shkarkimi i ministrave të ASH-së, të cilët i dhanë përkrahjen Taravarit.



