LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari thotë se aktivistët e ASH-së po kërcënohen me largim nga puna: Blini një kalendar, 8 maji është shumë afër

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari thotë se pas njoftimit të qëndrimit të tij “pro” koalicionit me opozitën shqiptare, aktivistët e partisë po kërcënohen me largim nga puna, përcjell TV21. Taravari thotë se “shantazhi nuk pi ujë te asnjë anëtar”.

Reagimi i plotë i Taravarit:

Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna”

Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë!

Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni…

8 Maji është Shumë por Shumë Afër!

Divergjencat që kemi ne në ASH, lini t’i zgjidhim ne në mënyrën tonë demokratike dhe mos u turpëroni me këto veprime sepse shantazhi nuk pi ujë tek Asnjë Anëtar i Aleancës kudo dhe kushdo qoftë!

Ndryshimi Nuk Ndalet…8 Maj!

Related Articles

Back to top button
Close
Close