
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, përmes një presskonference për media sot kanë akuzuar se komuna e Tetovës po harxhon pa përgjegjëshmërisht buxhetin e saj për investime të cilat i bën sa për sy e faqe si që po ndodh edhe me këtë rrugë ku jemi sot “Kiro Ristevski Drc, Vllezërit Milladinovi dhe rruga 108” shkruan Top24
“Rrugët Kiro Ristevski Drnc, “Vllezërit Milladinovi-ose rruga te Burgu” dhe rruga 108 dhe vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme edhe pas asfalltimit sa për sy e faqe. Të nderuar qytetarë amaterizmi i kësaj administrate komunale nuk ka fund. Nuk kanë kaluar as tre muaj që kur janë shtruar rrugët e lartë përmendura ndërsa sot ata janë veç më të shkatëruara dhe qytetarët i vuajn pasojat. Pyesim administratën e komunës dhe kryetarin se cili është qëllimi që rrugët mos asfaltohen sipas standardeve dhe kush përfiton nga ky mashtrim? Qindra mijra euro do të meren sërish nga buxheti i qytetarëve për të asfaltuar rrugë të cilat tash më janë asfaltuar para tre muajve por që janë dëmtuar për shkak të punëve jocilësore. Ato punë që janë bërë në rregull dhe sipas standradeve në Tetovë janë realizuar nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe jo nga komuna e cila çdo ditë tenton ti përvetësoj meritat. Një thënie popullore e përshkruan më së miri dhe të kryetarit Kasami “Puna e Natës Gazi Ditës” tha këshilltari Liridon Disha.Top24



