
Ish kryetari i degës së Alternativës në Tetovës, Dritan Bexheti përmes një njoftimi ka njoftuar se mbrëmë 13 degët e larguara nga Alternativa kanë pasur një takim koordinues me deputetin Hysni Ismaili ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të forumit të gruas, shkruan Top24
Nën udhëheqjen e deputetit Hysni Ismaili u mbajt mbledhja me përfaqsuesit e 13 degëve, forumit të gruas dhe forumit rinor të fraksionit të Alternativës.
Në mbledhje u diskutua për aktualitetet politike dhe hapat e mëtutjeshme të degëve të fraksionit.




