LajmeSport

VIDEO/ Fitorja e radhës me De Rossin, Roma afrohet me zonën Champions

Roma regjistron fitoren e dytë radhazi me Daniele De Rossin si trajner. Skuadra kryeqytetase triumfoi 1-2 në “Arechi” përballë Salernitanës së vendit të fundit.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që miqtë fituan një penallti në minutën e 51’. Të cilën Paulo Dybala e ktheu në gol.

Roma nuk u ndal dhe gjeti golin e dytë çerek orë më vonë falë realizimit të kapitenit Lorenzo Pellegrini.

Lojtës Videosh

00:00
00:28

Salernitana reagoi dhe rihapi takimin në minutën e 70’. Qiprioti Grigoris Kastanos mposhti Rui Patricion, duke ndezur shpresat e barazimit.

Lojtës Videosh

00:00
00:19

Por vetëm kaq, verdhekuqtë menaxhuan minutat e mbetura dhe siguruan tri pikë të arta për objektivin Champions League.

Lojtës Videosh

00:00
00:18

Skuadra e Pippo Inzaghit mbetet në vendin e fundit të renditjes, teksa Roma është ngjitur përkohësisht e pesta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close