Gjindet autori i video-montazhës për Lirim Mehmetajn, i njëjti ka kryer dhe një vepër tjetër të rëndë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka njoftuar se është gjetur autori që ka montuar videon diskredituese ndaj tij. Mehmetaj njoftoj se personi në fjalë më herët është akuzuar edhe për një vepër tjetër të rëndë penale.

Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt:

Personi që e ka publikuar videon time të montuar, Benjamin Kurti, sipas raportit të Policisë të datës 14 tetor 2016, të nënshkruar nga Hetuesja Teuta Çitaku dhe zyrtari policor, Ismet Kastrati, e kishte shitur një vajzë për shërbime seksuale.

Siç e thotë raporti “B.Kurti dyshohet se i kishte mundësuar viktimës të siguronte klientë që janë të gatshëm të paguajnë shuma të ndryshme të parave në këmbim të aktit seksual”.

Me 27 shkurt 2017 ishte arrestuar.

Më vonë, me Aktgjykimin me numër P.nr.88/2017 ai ishte shpallur fajtor dhe dënuar për veprën “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”.

E qysh ua ka marrë mendja juve mem sulmu me persona të tillë?

Ma budallë se ky janë veç ata që i kanë jep 7 mijë e 500 euro për me publiku këtë video.

Personi që i ka jep paret ka kompani me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes.

Qysh more keni mendu që mundeni mem bo diçka me kësi sene?

Jam Lirim Mehmetaj unë o budallenj…