LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Sali Berisha: Një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriu

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në emër të tij dhe të Partisë Demokratike ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut duke e cilësuar ate si një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

“Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm. #sb” shkruan Sali Berisha përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close