LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Ilir Meta uron zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit të parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi!
Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik, Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close