LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Veliaj uron kryeministin e parë shqiptar, Talat Xhaferi: Ky vendim hap një epokë të re për shqiptarët dhe Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin.

Veliaj shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se ky vendim hap një epokë të rë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut por për tërë Ballkanin dhe Europën.

Urimi i plotë:

Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët!
Urime mikut tim Talat Xhaferri, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët!
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë!
Urime!

Related Articles

Back to top button
Close
Close