
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka marrë pjesë në ngjarjen në Klinikën e Hematologjisë. Nga atje ka dërguar porosinë, se rinovimi i rrugëve, spitaleve dhe shkollave nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të duhet të ngrit te ne çështjen se çfarë Maqedonie duam, euroatlantike apo pro-ruse, transmeton TV21.
“Atë çfarë e thash para dy ditësh, sot dëshmohet në mënyrën më të mirë – çfarë Maqedonie duam, europiane, apo pro-ruse? Nga shoqëria euroatlantike, Amerika, Bashkimi Europian – ajo çfarë fitojmë është rinovimi i spitaleve, ndërtimi i shkollave, ndërtimi i rrugëve, mbështetje për sundimin e ligjit, kurse ajo çfarë marrim nga ana tjetër është vetëm shkatërrim dhe largim nga qëllimet tona strategjike – anëtarësimi në Bashkimin Europian”, tha Grubi.



