LajmeMaqedoniTopLajm

Sot dita D, shqiptarët vetëm tre ditë nga momenti historik i shumëpritur

Sot është dita D, kur pritet ti hapet rruga qeverisë së re teknike e cila do të drejtohet për herë të parë nga një shqiptarë. Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski sot do të deponoj dorëheqjen e tij si kryeministër i vendit dhe së bashku me të do të dorëhiqet edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, shkruan Top24

Nga sot fillojnë procedurat e formimit të qeverisë teknike e cila do të votohet më 28 Janar, datë kjo që do të jetë e shënuar në historinë moderne të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut pasi për herë të parë qeverinë e këtij shteto do ta udhëheq një shqiptarë dhe ai do të jetë ish komandant i UÇK-së, Talat Xhaferi.

Kryeministri i parë shqiptarë është premtimi i Ali Ahmetit i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare premtoi që koha është për një kryeministër të parë shqiptare dhe ky premtim po realizohet më 28 Janar.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close