BotaLajmeTopLajm

Tanket mu në derë! Forcat izraelite sulmojnë spitalet në Khan Younis

Tanket izraelite u vendosën në në portat e dy spitaleve në Khan Younis duke u ndërprerë banorëve marrjen e shërbimeve bazë. Bombardimet nga ajri, toka dhe deti ishin më intensivet në Gazën jugore që nga fillimi i luftës në tetor, pasi tanket izraelite kaluan nëpër Khan Younis nga lindja në zonat perëndimore.

Të paktën 190 persona u vranë dhe 340 u plagosën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit. Të paktën 25,295 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka bërë të ditur se ka humbur çdo kontakt me stafin e saj në spitalin e saj Al-Amal në Khan Younis. Në Spitalin Nasser, i vetmi spital i madh ende i aksesueshëm në Khan Younis që ende funksionon në Gaza, dëshmitarët thanë se reparti i traumës ishte i mbingarkuar me të plagosur që po trajtoheshin në dysheme dhe në korridore.

Nga ana tjetër një grup të afërmsh të izraelitëve të mbajtur peng nga militantët e Hamasit sulmuan një seancë të komisionit parlamentar në Jerusalem duke kërkuar që ligjvënësit të bëjnë më shumë përpjekje për të liruar të dashurit e tyre.

Disa prej tyre mbanin fotografitë të anëtarëve të zhdukur. Njëra prej protestuesve mbante në duar një pankartë me sloganin: “Vetëm një do të doja të kthehesha i gjallë, një nga tre!”. Protestues të tjerë, të veshur me bluza të zeza, mbanin pankarta ku shkruhej: “Ju nuk do të uleni këtu derisa ata janë atje, çohuni nga karriget e juaja”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell nga Brukseli në mbledhjen e ministrave të jashtëm u shpreh se ministrat e bllokut do të punojnë drejt arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën pavarësisht kundërshtimit izraelit.

“Cilat janë zgjidhjet e tjera që kanë në mendje? Të bëjnë që të gjithë palestinezët të largohen? Mbi 25 mijë aktualisht janë vrarë, 70% e tyre vetëm gra e fëmijë. Mënyra për të shkatërruar Hamasin nuk është e duhura, sepse po mbjellin urrejtje për. Ne kemi parasysh se çfarë është Hamasi dhe çfarë ka bërë dhe sigurisht e dënojmë. Por paqja dhe stabiliteti nuk mund të ndërtohen vetëm me mjete ushtarake dhe jo në këtë mënyrë.”

Kryeministri izraelit ka riafirmuar një linjë të ashpër kundër çdo shteti palestinez pasi kjo do të përbënte “një rrezik ekzistencial” për Izraelin. Ai ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të këmbëngulë për kontroll të plotë të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan, i cili do të përfshijë Gazën dhe Bregun Perëndimor. Gjithashtu edhe Jordania ka kritikuar axhendën radikale raciste të qeverisë izraelite, duke thënë se ajo po sfidon botën në refuzimin e saj.

Ndërkaq teksa kriza humanitare bëhet edhe më dramaktike, një kamion ndihme hyri në Rripin e Gazës përmes kalimit kufitar Rafah me ndihma thelbësore humanitare, duke përfshirë ushqim, ujë, sende ndihme dhe furnizime mjekësore. Por organizatat kanë ritheksuar edhe njëherë se nevojiten më shumë ndihma për shkak të urisë akute.

Related Articles

Back to top button
Close
Close