
Zëvendëskryeminstri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se sonte së bashku me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor të bashkëbisedonim mbi perspektivën evropiane të vendeve tona me Ndihmës Sekretarin Amerikan për Europë dhe Euro – Azi, z. James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, z. Gert Jan Kopman, shkruan Top24
“Potencuam rëndësinë e madhe që ka për zhvillimin e vendeve tona Plani i Bashkimit Europian për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 6 miliarë euro për periudhën 2024 – 2027 dhe kultivimi i partneritetit strategjik me SHBA-të. Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova mbeten të fokusuara në realizimin e reformave proeuropiane dhe do të vazhdojnë të hapërojnë me vendosshmëri drejt horizontit të Europës.”, shkruan Zëvendëskryeministri Artan Grubi.Top24



