
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, është i ftuar sonte në sezonin e ri të emisionit “Click Plus” në TV21. I pyetur se me kë do të koalicionojë ASH-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai u përgjigj se ASH-ja po mbledh informacione të vazhdueshme dhe po zhvillon takime në terren me bazën e partisë për të vendosur se me kë do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme. Por, ai theksoi se këtë vendim e merr vetëm Kuvendi Qendror i ASH-së dhe ai do të mblidhet sapo të ketë diçka konkrete se për çfarë duhet të vendosë.
“Aleanca për Shqiptarët pak a shumë ka ardhur në grumbullime serioze të informacioneve, ka oferta konkrete, vlerësime konkrete, takimeve dhe në bazë të këtij vorbulli të angazhimeve dhe aktiviteteve, Kuvendi Qendror do të thirret atëhere kur të konsiderohet se kemi për çfarë me vendos, kemi qartësinë.



