
Ky është Fadil Zejneli nga Tetova. Ai që nga viti 2003 ka filluar procedurën për denacionalizim të tokës që familjes së tij i ishte marr në vitin 1979. Edhe përkundër tre vendimeve gjyqësore pozitive në favor të tij, Zejneli assesi ta kthejë tokën e cila gjendet në afërsi të stacionit të autobusëve në Tetovë.
Në fillim të janarit ai e kuptoi se komuna e Tetovës tokën e ka shitur, madje për një çmim simbolik, 70 denarë për metër katror.
“Thjeshtë toka i është shitur dikujt tjetër me 70 denarë metër katrorë, kur dihet çmimi real në këtë vend sa është”.
Sa është çmimi?
Çmimi i tregut është nga 250 deri në 300 euro metër katrorë a tërë kjo pronë shtetërore është shitur për 300 euro.”- thotë Fadil Zejneli- qytetar.
Zejneli disa herë është drejtuar te komuna e Tetovës, por nuk ka mundur të marr përgjigje se çfarë është duke ndodhur me tokën e tij.
“Tre herë në favor tim gjykata administrative ka sjell vendim, duke hedhur poshtë vendimet e komisionit për denacionalizim. Unë nuk kam pas qasje deri tek dokumentacioni se në çfarë mënyre është udhëhequr procesi. Qasje te dokumentacioni kam pas kur e kam njoftuar Inspektoratin shtetëror se nuk me lejohet qasje, pa marr parasysh se kërkesat në komuna i kam parashtruar në bazë të ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet që si palë e interesuar të kem qasje në dokumentacion.”- shton Fadil Zejneli- qytetar.Nga komuna e Tetovës për TV21 thonë se akuzat e qytetarit janë të pa baza në lidhje me procedurat e tjetërsimit të tokës, por nuk japin sqarim se si toka e komunës është shitur me një çmim për 70 denarë metër katrori.
Zejneli thotë se toka që është marrë ne vitin 1979 i ka takuar edhe familjarëve të tij në Turqi, por për shkak të mungesës se shtetësisë, thotë se ata nuk kanë të drejtë që ta kthejnë. Zjeneli pret që komuna e Tetovës t’i jap atij të drejtë pasi që të gjithë tokat në atë zonë janë denacionalizuar.




