LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami në Graz të Austrisë viziton kompaninë “SAUBERMACHER”

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po qëndron në Austri në një vizitë zyrtare i shoqëruar nga kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi, shefi i kabinetit Bastri Memedalia dhe zëvendësdrejtori i NPK-Tetova, Daut Memishi ku së bashku kanë vizituar kompaninë “SAUBERMACHER” në Graz të Austrisë, shkruan Top24

Gjatë vizitës në 📍Graz të 🇦🇹Austrisë, sot vizitova kompaninë “SAUBERMACHER” për të parë nga afër se me çfarë kapacitetesh disponon kjo kompani e cila do të menaxhojë edhe me mbeturinat në qytetin tonë. Në takim me përfaqësuesin e bordit Hans Roth, Franc Dikens menaxher dhe përfaqësues të tjerë biseduam për punën dhe aktivitete që do t’i realizojë kjo kompani në Tetovë, për thellimin e 🤝bashkëpunimit dhe përcaktimin e detyrave që dalin nga kontratat mes komunës dhe kësaj kompanie.

♻️ Bashkërisht me përfaqësuesit e kompanisë vizituam edhe 🏭fabrikën e reciklimit të mbeturinave e që shpresojmë e besojmë që në të ardhmen e afërt një të tillë do ta shohim edhe në Tetovë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close