
Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim, me mospjesëmarrjen në koordinimin e rregullt të sotëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, fillon bojkotin e punimeve të Kuvendit, tha për AIM koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki-Shaini.
Sadiki-Shaini theksoi se do të vazhdojnë me masat tjera ligjore për bojkotimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk votohet kandidati i tyre për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Abdush Demiri.
“Nëse pozita në KSHZ mbetet e paplotësuar do të detyrohemi të përdorim masa të tjera, bllokimin e vendvotimeve në Tetovë dhe Çair”, tha deputetja Sadiki-Shaini.



