
Monza humb një nga pikat më të forta të formacionit për të paktën një muaj. Bëhet fjalë për portierin Michele Di Gregorio, i cili u dëmtua në fundjavë në transfertën ndaj Frosinones.
Portieri ka kryer ekzaminimet në Barcelonë dhe sipas klubit nga Brianzola, nuk ka nevojë për operacion, por do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën një muaj.
Kështu Di Gregorio nuk do të jetë në portë në sfidën e fundjavës ndaj Interit, skuadër në të cilën është rritur, por do të humbë gjithashtu edhe tre përballje të tjera si ndaj Empolit, Udineses e Sassuolos.
Ndërkohë Adriano Galliani po mendon të rikthejë në ekip Alessio Cragnon, portier i Monzës, i cili është në huazim te Sassuolo. Cragno nuk po luan me emilianët, ndaj një ndërprerje para kohe e huazimit do t’u leverdiste të gjithë palëve.



