BotaLajmeTopLajm

Ndihmësi i Zelenskyt: Për herë të parë që nga nisja e luftës, Rusia goditi Ukrainën me raketa të Koresë së Veriut

“Rusia ka goditur Ukrainën me raketa të furnizuara nga Koreja e Veriut për herë të parë gjatë pushtimit të saj.”

Kështu u shpreh të premten ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, duke vërtetuar një pohim të mëparshëm të Uashingtonit, shkruan Reuters.

“Si pjesë e luftës së saj të drejtpërdrejtë gjenocidale, Federata Ruse goditi për herë të parë territorin e Ukrainës me raketa të marra nga…Koreja e Veriut,” shkroi Podolyak në rrjetin social X.

Podolyak nuk siguroi prova se raketat ishin të Koresë së Veriut. Në deklaratën e tij të enjten, Uashingtoni citoi inteligjencën e deklasifikuar.

“Rusia po sulmon ukrainasit me raketa të marra nga një shtet ku qytetarët torturohen në kampet e përqendrimit për shkak të një radio të paregjistruar, duke folur me një turist, duke parë shfaqje televizive,” tha Podolyak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close