BotaLajmeTopLajm

Peskov: Anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë mund të destabilizojë BE-në

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se vendimi i Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë është politik dhe mund të destabilizojë unionin.

“BE-ja tani po kalon kohët jo më të mira në historinë e saj, si në aspektin e funksionimit ashtu edhe në aspektin ekonomik. Prandaj, natyrisht, është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar dhe dëshira e BE-së për të treguar mbështetjen e saj për këto dy vende në këtë mënyrë”, u tha Peskov gazetarëve.

Sipas Peskov, anëtarë të tillë të rinj në fakt mund të destabilizojnë BE-në.

Related Articles

Back to top button
Close
Close