LajmeMaqedoniTopLajm

Ferati akuzon LSDM-në se bashkëpunon me VMRO-në kundër arsimit shqip në Çashkë

Halit Ferati thotë se ka fakte dhe argumente që i dëshmojnë atij se organizatorë kryesorë të protestave kundër arsimit shqip në Çashkë, janë bashkëpunëtorë të kryetarit të komunës, nga radhët e LSDM-së, Goran Stojanovski.

Drejtori i Inspektoratit të Arsimit, në “10 minuta” në TV21 tha se për protestat bashkëpunojnë dy partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE-ja.

“Janë njerëz të strukturës së LSDM-së dhe bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës. Pasi që ekzistojnë video…
LSDM-së?
Po… Shumica janë dhe të VMRO-së.
Si, po thoni se dy partitë maqedonase bëhen bashkë kundër kësaj?
Jo, nuk janë prej sot bashkë, por janë që dy vite e gjysmë bashkërisht. Unë e them me përgjegjësi të plotë”, tha Ferati dhe shton se kjo “i ka fuqizuar fuqishëm”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close