
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se, siç kishte paralajmëruar para një muaji, do të vijë në Kosovë për të treguar mbështetjen e tij për pranimin e propozimit ndërkombëtar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I pyetur në A2CNN për detajet e kësaj vizite, Rama mohoi se do të ketë mbledhje të dy qeverive, pas anulimit në qershor.
“S’kam thënë kurrë do të kemi mbledhje të qeverive. Ku i keni dëgjuar këto? Ju më dëgjoni mua apo”, tha Rama.



