LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti mori titullin qytetar nderi i Tropojës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot është nderuar me titullin qytetarë nderi në qytetin e Bajram Curit në një manifestim madhështorë në pallatin e kulturës, shkruan Top24

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka shkruar:

Sot, në qytetin e Bajram Currit, në një organizim dhe pritje madhështore, kryetari z. Ali Ahmeti është shpallur “Qytetar nderi i Tropojës”.
Banorët e kësaj ane, ndër breza janë shquar për mikëpritjen vëllazërore për shqiptarët e trevave tjera, traditë të cilën e kanë ruajtur dhe e dëshmuan edhe sot.
Gjithmonë kur gjendemi në Tropojë, na kujtohen ngjarjet historike dhe bujaria e banorëve të kësaj treve që në çfarëdo situate kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë dhe të nderojnë shqiptarët e viseve tjera.
Tropoja është e njohur si sinonim i trashëgimisë kulturore iliro-dardane, por edhe vatër e shumë luftrave dhe trimërive që kemi i lexuar dhe dëgjuar prej këngëve nga Eposi i Kreshnikëve, që kanë mbajtur gjallë ndjenjën patriotike dhe kombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close