LajmeMaqedoniTopLajm

Shtip: Tentativë për rrëmbimin e dy nxënësve nga një shkollë fillore!

Sot në oborrin e shkollës fillore “Strasho Pinxhur” në Karbincë të Shtipit, ka ndodhur një tentativë për rrëmbimin e dy fëmijëve, njoftojnë mediat lokale në Shtip.

Sipas informacioneve të para, rrëmbyesit kishin ardhur me automjetin “Golf” me targa të Shkupit dhe janë përpjekur që me forcë të fusin në makinë dy fëmijët por ishin penguar nga fëmijët tjerë dhe personeli i shkollës.

Ngjarjen në një bisedë telefonike për Tv Star nga Shtipi, e ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Natalija Kostova.

Ajo ka thënë shkurtimisht se fëmijët të cilët kanë qenë cak i rrëmbyesve janë të përkatësisë etnike maqedonase dhe turke. Gjithashtu ka njoftuar se policia është në shkollë dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close