
Roma ia doli të triumfojë me përmbysje 1-2 ndaj Sassuolos në transfertë, teksa Jose Mourinho u bë sërish protagonist pas ndeshjes. Portugezi foli në gjuhën e tij, duke deklaruar se në italisht nuk e kuptojnë, në mënyrë ironike ndaj vendimit të federatës për të hapur një hetim për fjalët e përdorura për arbitrin.
“Italishtja ime nuk është e mirë dhe nuk është e mjaftueshme për të shprehur siç duhet koncepte të caktuara, ndaj po flas në gjuhën time, në portugalisht”, u shpreh Mourinho, që më pas nuk ngurroi të thumbojë edhe kapitenin e Sassuolos, Domenico Berardi.
“U kemi thënë atyre të Sassuolos se për të merituar respekt, duhet të japin respekt, dhe ata kanë një skuadër një futbollist që i mungon loja e ndershme”, theksoi portugezi.



