Gjashtë gola dhe shumë spektakël, Tottenham ndal Cityn në ‘Etihad’

Gjashtë gola dhe shumë spektakël në “Etihad Stadium”, aty ku Manchester City dhe Tottehnam ndanë nga një pikë, falë barazimit 3-3. Hueng Min Son u bë protagonist në minuat e para, pasi fillimisht shënoi në portën e Manchester Cityt dhe më pas në të tijën, dukë ndryshuar shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ‘citizens’ që shënuan golin e dytë me Foden në minutën e 31-të. Londinezët barazuan në të 69-ën me anë të argjentinasit Lo Celso, por në të 81-tën ishte Grealish që u dha sërish avantazhin vendasve.

Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për vendasit, ishte Kulusevski që në sekondat e fundit të kohës së rregullt, i mori kohën holandezit Ake dhe shënoi një gol mjaft të bukur me kokë, duke vulosur barazimin 3-3.

Ky rezultat lë ‘citizens’ në vendin e tretë me 30 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, teksa Tottenhami mban vendin e pestë me 27 pikë.

Manchester City-Tottenham (3-3)

Java e 14-të, Premier League 

90′ – Gooool. Barazon Tottenhami me Kulusevskin, që i vjedh kohën holandezit Ake dhe shënon me kokë…

Lojtës Videosh

00:00
00:24

 81′ Kampionët e Anglisë rikthehen në avantazh. Asist i Haaland, gol i Grealish. 

Lojtës Videosh

00:00
00:39

 

 69′ Barazohet rezultati. Presingu i Spurs jep efekt, Lo Celso realizon një gol shumë të bukur.

Lojtës Videosh

00:00
00:38

 

 35′ Gjuan Julian Alvarez, shtylla shpëton Tottenhamin.

Lojtës Videosh

00:00
00:25

 

 31′ Foden dërgon topin në rrjetë, Manchester City në avantazh. 

Lojtës Videosh

00:00
00:22

 

 29′ Doku vepron bukur në krah, traversa i mohon golin.

Lojtës Videosh

00:00
00:30

 

 09′-City barazon shpejt, pas një rrëmuje në zonë, Son bën autogol dhe i jep barazimin City-t. 

Lojtës Videosh

00:00
00:12

06′-Gooool! Tottenham hidhet në kundërsulm, me Son që realizon një perlë të vërtetë. 

Lojtës Videosh

00:00
00:14

Nis sfida me Manchester City-Tottenham në “Etihad Stadium”.

Formacionet zyrtare Manchester City-Tottenham: