LajmeRajon

Berisha-Bardhi afër bashkimit, Flamur Noka zbulon ndryshimin në statut nga Kuvendi

Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD të drejtuar nga Sali Berisha do të votëbesojë në 2 dhjetor kryetarin sipas rregullit statutor të Rithemelimit se kryetari që humb zgjedhjet lokale, duhet të marrë votëbesimin e Kuvendit Kombëtar. Marrja e shumicës dërrmuese mbështetësve nga delegatët nuk përbën lajm, por Kuvendi do të marrë dhe një vendim, për të cilin nuk po flitet shumë.

Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka konfirmoi se do të ketë një ndryshim statutor që i hap rrugë bashkimit zyrtar me pjesën tjetër të deputetëve që drejtohen nga Gazment Bardhi. Ndryshimi konsiston në faktin që Kuvendi Kombëtar i delegon Këshillit Kombëtar të drejtë vendimmarrëse për situata të ndryshme politike, si dhe për organizimin dhe funksionimin e PD. Kjo do të thotë se kur të jetë koha për përfshirjen në strukturat e partisë të grupit të deputetëve të Bardhit, PD nuk ka pse të mbledhë Kuvendin Kombëtar për ndonjë vendim politik a ndryshim statutor, por e bën përmes një trupe më të vogël në numër, si Këshilli Kombëtar.

Është kërkesë e çdo opozitari që ne të jemi bashkë. E kundërta është vetëm interes i Edi Ramës. Vendimi për të bërë këtë ndryshim është një derë e hapur për t’iu përshtatur zhvillimeve të brendshme apo zhvillimeve të tjera. Prandaj i jepet fuqi për të vepruar Këshillit, si organi i dytë fuqiplotë mes Kuvendeve. Besoj se ky është një sinjal i qartë për ta. Si grup parlamentar jemi i bashkuar, tani jemi në bisedime për të vazhduar dhe realizuar unifikimin total,” tha Flamur Noka në intervistën për emisionin “Pa censurë”, në RTSH.

Ai pohoi linjën zyrtare se mospjesëmarrja nesër e deputetëve të grupit të Gazment Bardhit nuk shenjon asnjë krisje mes tyre as në marrëdhënien brenda parlamentit, as në përpjekjet për bashkim.

Gazetare: Elona Meço

Related Articles

Back to top button
Close
Close