
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar sot në Tel Aviv me presidentin izraelit Isaac Herzog.
Kjo ëhstë hersa e tretë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor që Blinken viziton rajonin.
“Ne kemi parë gjatë javës së fundit një zhvillim shumë pozitiv të pengjeve që kthehen në shtëpi, duke u ribashkuar me familjet e tyre.
Ai ka mundësuar gjithashtu një rritje të ndihmës humanitare për t’u shkuar civilëve të pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për të. Kështu që ky proces po jep rezultate. Është e rëndësishme dhe ne shpresojmë se mund të vazhdojë”, tha Blinken gjatë takimit.
Blinken tani po zhvillon bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe më vonë do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah.
Vizita e Blinken në Izrael vjen pas qëndrimit në Shkup të Maqedonisë së Veriut për samitin e OSBE-së.



