Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti

Me vetëm katër ditë të mbetura kohë për zgjedhjen e presidentit të ri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi të premten kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Në takimin që zgjati dy orë nuk u arrit dakordim mbi çështjet kryesore të presidentit dhe ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë që Vetëvendosje kërkon të arrihet dakordim fillimisht për presidentin dhe pastaj të diskutohet për ndryshimet ligjore.

Gjykata Kushtetuese, me aktgjykim, ka përcaktuar se 6 tetori është dita e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.

Në rast se kjo nuk bëhet, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.