
Shkrimtari dhe analisti nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti përmes një postimi ka zgjedhur një formë ndryshe për të uruar shqiptarët për 111 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë ka shkruar:
Flamuri ynë Kuq e Zi ngërthen në vetvete gjitha vlerat tona kolektive dhe çdo gjë të bukur që ka shqiptaria.
Si i tillë, krahas gjuhës sonë, është ‘atdheu’ që na mbanë të bashkuar dhe që na bënë të jemi krenarë me atë që kemi dhe atë që jemi.



