
Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka pyetur publikisht kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami se me çfarë parashë Tetova Transport do të paguaj investimet në stadiumin e qytetit kur kjo ndërmarrje funskionon me humbje, shkruan Top24
Nga vet fakti që kjo ndërmarrje funksionon me humbje nënkuptohet që kjo ndërmarrje do të zhytet në borxh në vlerë prej 10milion euro.
Rexhepi ka paraqitur një grafikon ku TetovaTransport po funksionon me humbje.
Sot ndërmarrja publike për Transport – Tetovë , ka publikuar shpallje për rikonstruksionin e stadiumit të Tetovës me vlerë 600 milion denarë. Vitin e kaluar kjo ndërmarrje ka pasur këtë bilanc :
Të hyra : 8.1 milion denarë
Të dala : 12.3 milion denarë
Humbje : 4.2 milion denarë
Pyetja që na intereson të gjithëve është : Me çfarë mjetesh kjo ndërmarrje do t’a ndërtojë këtë stadium ??? !!!

&;




