LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Kasami u dakordua me VMRO-në para zgjedhjeve për kryqin në Kodrën e Diellit ( VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një pronocim për Lajm ka komentuar ndërtimin e kryqit në Kodrën e Diellit për të cilin Grubi theksoi se ai kryq është produkt i një marrëveshje paraprake mes Bilall Kasamit dhe VMRO-DPMNE-së për të mbështetur Kasamin të bëhet kryetar i komunës së Tetovës. Grubi më tej shtoi se Kasami ju ka dhënë edhe shumë drejtori VMRO-së, duke përfshi sekretarin e komunës dhe drejtorin e Parkingut të qytetit.

Është për fat tekeq i marrëveshjes skandaloze  i koalicionimit të Bilall Kasamit me VMRO-DMPNE-së, dhe po e shohim në zbatim e sipër çdo ditë. Të gjitha ato marrëveshje qytetarët e Tetovës po i shohin dhe po i ndjejnë me jithë ato drejtori me gjithë ato punësime dhe ndërtime përsëri të kryqeve dhe të politikave monoetnike dhe monofetare që po zbatohen në Tetovë dhe vlerësoj që kryetari i komunës së Tetovës dhe i gjithë establishmenti i asaj partie e legjitimoj e legalizoj e ndërtoj atë kryq në Kodrën e Diellit ndryshe nga ajo që bëmë ne në Shkup që nuk i lam as në kala e as në Butel, as të ndërtohet kisha e as të ndërtohet kryqi, shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close