LajmeRajon

Pasi ia ndërpreu fjalën Kurtit, arrestohet aktivistja e PSD’së, Donjeta Demolli

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Donjeta Demolli, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi tentoi që t’ia ndërpriste fjalën kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro. 

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

Ai tha se pushteti i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, i cili zhvillon punimet në Prishtinë.

Gjatë fjalimit të tij, aktivistë të PSD-së, i kanë reaguar Kurtit duke thënë “Zajednica nuk kalon”.

Aktivistja Donjeta Demolli, ka shpalosur një pankartë ku shkruante “Pe don shtetin, pe bon Zajednicën”.

Pas këtij veprimi Demollin e kanë larguar nga aty, e cila pastaj u dërgua në stacionin policor në kryeqytet për deklaratë.

Forumi Ulpiana, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend.

Ky forum synon të avancojë marrëdhëniet midis qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar. /gazetametro.net

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close