
Kryetari i shkarkuar i Myftinisë së Tetovës, Qani Nesimi për gjatë gjithë ditës nuk ka gjetur kohë të reagoj rreth ndërtimit të kryqit në kodrën e diellit. Kujtojmë që Nesimi pas shkarkimit të tij për të mbrojtur kolltukun e tij trazoi gurë e drurë për të mbajtur karugen e mufitut madje gjente kohë për organizime, video regjistrime e letra të hapura, shkruan Top24
Është për tu habitur fakti që as Nesimi e as Bashkësia Fetare Islame në krye me Shaqir Fetahun kanë heshtur sikur të mos ndodhte gjë apo janë të zënë me kalkulimet rreth kolltuqeve të tyre dhe krijimit të aleancave se kush kënd do ta rëzoj nga froni.



