
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup ka takuar sherin e misionit të OSBE-së në Shkup, z.Kilian Wahl me të cilin diskutuan nevojën e marjes së vendimeve të dubura proevropiane që do të përforcojnë themelet e sigurisë dhe stabilitetit, shkruan Top24
Në duart tona është vendimi për kahjen e së ardhmes, nga gatishmëria jonë e veprimit progresiv varet shpejtësia e hapit tonë drejt Bashkimit Europian që nënkupton perspektivë më të madhe zhvillimore në çdo segment të jetës shoqërore.
Andaj, njoftova ambasadorin Wahl mbi përcaktimet e palëkundshme të Bashkimit Demokratik për Integrim, siç janë: përfundimi i procesit të skriningut, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në, hapja e kapitujve dhe kontinuiteti në realizimin e reformave të nevojshme.
Sa u përket zgjedhjeve, potencova se BDI është e përgatitur për mbarëvajtjen e tyre në çdo kohë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në fokusin e çdo lëvizje politike në vend të jetë përcaktimi strategjik i integrimit në Bashkimin Europian e jo kalkulimet për pikë të ulëta politike me vendosjen e stërkëmbëzave në këtë rrugë që është shtegu ynë i vetëm i përparimit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0op7LtbCvpA2sr5YfzFY8hVX935NezjiASEVz4KnxPfTHwNmxGWqSjX8U6a62BPkvl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz



