
Me ftesë të Universitetit të Tetovës, kryetari i Komunës së Tearcës ztr. Nuhi Neziri bashkë me udhëheqësin e arsimit ztr. Naser Nuhiu, morën pjesë në promovimin e monografisë, të organizuar nga Universiteti i Tetovës kushtuar veprës së Prof.Dr. Arifikmet Xhemailit.
Gjithashtu, në këtë promovim të organizuar morën pjesë edhe arsimtarët e muzikës të ftuar bashkë me nxënësit nga të gjithë shkollat e komunës në koncertin e muzikës klasike kushtuar veprës së prof.Dr. Arifikmet Xhemailit.
Me respekt
Sektori për arsim
Komuna e Tearcës



