LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria javën e ardhshme pritet të miratojë ligjin për praktika të padrejta tregtare dhe ta dorëzojë në Kuvend

Ligji i propozuar për praktika të padrejta tregtare pritet javën e ardhshme të miratohet nga Qeveria, ndërsa pastaj edhe të dorëzohet në Kuvend.

Siç tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tashmë kanë arritur të gjitha vërejtjet dhe komentet e palëve të interesuara, prodhuesit, shpërndarësit dhe zinxhirët e supermarketeve. Këtë javë, në koordinim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me përfaqësuesit e institucioneve kompetente do të shqyrtohen, për t’u përfshirë në draft versionin e ligjit.

“Këtë javë do të kemi koordinim me kryeministrin për komentet të cilat i morëm nga palët e interesuara. Do t’i shqyrtojmë me institucione të ndryshme që t’i përfshijmë në draftin final të ligjit. Do ta mbajmë edhe mbledhjen e fundit me Odën ekonomike për të parë se cila do të jetë e pranueshme dhe mundësisht e inkorporuar. Presim në fillim të javës së ardhshme ligji i propozuar të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend. Bëhet fjalë për një zgjidhje që do të ketë një efekt afatgjatë pozitiv në uljen e çmimeve, por do të jetë edhe jodiskriminues në tregti, veçanërisht për produktet bujqësore dhe ushqimore”, theksoi Bekteshi.

Me ligjin janë përfshirë dhe rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close