
Mickovski ka prezantuar një raport nga fondi për sigurim shëndetsor i cili ka raliziuar një kontrollë finansiar të jashtzakonshëm të furnizimeve publike të Ministrisë së Shëndetsisë për periudhën nga 01 Gusht 2021 deri më 01 Gusht të vitit 2023 dhe në klinikën për onkologji për periudhën nga dhjetori 2022 deri në mars të vitit 2023.
Raporti siç potencon Mickovski, tregon që barnat për pacientët janë vonuar, ndërsa për këtë askush nuk ka dërguar shkresë dhe nuk janë shkëputur kontratat me furnizuesit, nuk ka pasur kontrollë gjatë aplikimit të barnave që ju japin pacientëve të cilët janë të shtrirë dhe u janë dhënë medikamente pacientëve që duhet ti marin në një klinikë tjetër, për këtë nuk ka asnjë dëshmi nëse ato medikamete i ka pranuar pacienti.
Të gjitha dokumentet sip paraqiti Mickovski do të dorëzohen deri te prokuroria publike, ndërsa nga komisioni Anketues në parlament kërkojnë të zgjerojnë përfshirjen edhe me këtë periudhë të raportit.
-Bëhet fjalë për mafia të organizuar, për fat të keq, ende po operon, mafia e cila në kuriz të qytetarëve përfiton.
Ajo që këtu është prezantuar nuk është vetëm krimi, por pashpirtësia që të fitohet në kuriz të tjetrit. Patjetër të ketë përgjegjsi.
Kërkojmë që komisioni anketues në Parlament të zgjeroj dhe të përfshi në periudhë edhe këtë pjesë të raportit. Të gjitha informatat tona do ti dorëzohen Prokurorisë publike, tha Mickovski, përcjellë Top24



