LajmeMaqedoni

Bela: Na duhen njerëz të përgjegjshëm ku analizojnë çdo veprim dhe sikur me qenë “të sinkronizuar me popullin”

Mosmbajtja e fjalës sado që arsyetohet nga politikanët e pacipë është përsëri antivlerë e cila efektin e saj e ka në demotivimin dhe humbjen e mëtutjeshme të shpresës tek qytetarët.

Jo, edhe pse e konsiderojnë tashmë të zakonshme këtë veti, prapë se prapë ajo është e ligë dhe si e tillë duhet të evitohet.

Dhe jo! Nuk është as talent dhe as aftësi pavarsisht se politikanët e kalbur në përmbajtje e konsiderojnë atë si “çmim” të fitores ose suksesit.

Jeta është e gjatë, prandaj duhet të kujdesen se vallë a e përmirësuan apo e kontaminuan më tej skenën politike?

Jo rastësisht mbi 30 vite jemi në tranzicion ku mendësia (mentaliteti) komunist jo që s’u hoç por u modifikua tashmë me emërtime demokratike. Prandaj ambasadori holandez ishte i ashpër në kritikën e tij ndaj gjyqësorit. Ajo që duhet kuptuar është a mos p’i humb Maqedonia partnerët e saj evropian duke mos treguar rezultate konkrete? Dhe këtu lirisht mund të shtohen mungesat e rezultateve edhe në fushat e tjera dhe jo vetëm në gjyqësor. D.m.th Maqedonia ka dhënë shifra jo të vërteta për rezultatet që do duhej arritur këto 30 vite. Dhe kur partnerët evropianë e shohin se paratë e tyre dikush i ka “avulluar” dhe se koha 30 vjeçare ka kaluar, i bie që reagimi i ambasadorit holandez tani dhe të atij austriak gjatë muajit maj është (janë) pak në krahasim me atë që meriton ky shtet. Kur politikanët gënjejnë, madje për shumë vite, dëshmon se gënjeshtra u është bërë e zakonshme dhe se përmbajtja e fjalimeve të tyre politike ka shumë pak peshë sepse as ata vet nuk i besojnë asaj çfarë ata thonë.

Prandaj përsëri pyes; a mos vallë Maqedonia e Veriut po i humb partnerët e saj perëndimor?

Na duhen njerëz të përgjegjshëm ku analizojnë çdo veprim dhe sikur me qenë “të sinkronizuar me popullin” ata marrin vendime që përmirësojnë jetën e qytetarëve madje, edhe nëse rrezikohen karrierat e tyre. Dhe kjo na duhet sa më shpejt!Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close