BotaLajme

Irani: SHBA-të drejtojnë bombardimet e Izraelit në Gaza

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara për “drejtimin” e sulmit të Izraelit në Gaza.

“Amerika është një bashkëpunëtor i qartë i kriminelëve,” tha Khamenei gjatë një fjalimi në Teheran, shkruan Al Jazeera.

“Shtetet e Bashkuara në një farë mënyre po drejtojnë krimin që po kryhet në Gaza.”, theksoi udhëheqësi.

Khamenei shtoi se duart e amerikanëve janë “të ndotura me gjakun e të shtypurve, fëmijëve, pacientëve, grave dhe të tjerëve”.

Të martën, SHBA-ja akuzoi Iranin për “lehtësimin aktiv” të sulmeve me raketa dhe dron nga grupet e tij prokurë ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri./Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close