
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
“Cadena COPE” ka raportuar të martën se Ronaldo ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli aktiv në verën e vitit 2027. Madje, për këtë vendim, ai tashmë ka njoftuar edhe ekipin e tij nga Arabia Saudite, Al-Nassr.
Bazuar në këtë, mësohet se Al-Nassr tashmë i ka ofruar Ronaldos rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 dhe gjasat janë të mëdha që portugezi të pensionohet me fanellën e ekipit saudit. 38-vjeçari dëshiron që krahas Evropianit të vitit të ardhshëm, të paraqitet edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ai në fillim të këtij viti iu bashkua ekipit Al-Nassr si lojtar i lirë dhe kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2025. Me vendimin për t’u pensionuar pas katër vjetësh, Ronaldo do të jetë 42-vjeçar kur të përshëndetet nga futbolli aktiv.
Para Al-Nassr, Ronaldo karrierë ka bërë edhe te Benfica, Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi në Evropë. Ndërkohë, me Portugalinë ka debutuar në muajin gusht të vitit 2008 dhe deri më tani ka 201 paraqitje dhe 123 gola të shënuar.Top24



